Anketa e Investimeve

të BEI-së

ANKETA E INVESTIMEVE TË BEI-SË

Të qenit në gjendje për të ndjekur ndryshimet në investimet në biznes dhe infrastrukturë, për të identifikuar nevojat për investime dhe për të kuptuar kufizimet që pengojnë investimet, është thelbësore për krijimin e politikave efektive për të mbështetur rritjen dhe krijimin e vendeve të punës në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Anketa vjetore e Grupit BEI mbi Investimet dhe Financimin e Investimeve (EIBIS) do të ndihmojë në adresimin e kësaj sfide.

Banka Evropiane e Investimeve (BEI) është banka e Bashkimit Evropian. Ajo është në pronësi të Shteteve Anëtare të BE-së dhe përfaqëson interesat e tyre, duke punuar ngushtë me institucione të tjera të BE-së, për të zbatuar politikën e BE-së, duke mbështetur investimet nga firmat dhe sektori public, në të gjithë BE-në dhe në mbarë botën. Grupi BEI përbëhet nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi Evropian i Investimeve (EIF).

Ipsos është angazhuar nga BEI për të zbatuar Anketën e Investimeve të BEI-t. Anketa përbëhet nga valet/pjeset vjetore. Anketa e këtij viti do të kryhet me telefon nga Ipsos nga Marsi 2026 deri në Qershor 2026. Të gjitha gjetjet e publikuara do të jenë plotësisht anonime. 

Anketa përfshin një modul:

Moduli kryesor i Investimeve synon rreth 14,300 SME dhe korporata më të mëdha në të gjithë BE-në, Ballkanin Perëndimor dhe SHBA-në.

MODULI I INVESTIMEVE

Çfarë e nxit investimin e biznesit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara? Çfarë e pengon atë?

Moduli kryesor i sondazhit përfshin intervista me rreth 14,300 SME dhe korporata të mëdha nëpër BE, Ballkanin Perëndimor dhe SHBA:

  • Ai mbledh të dhëna mbi karakteristikat dhe performancën e firmave, aktivitetet e kaluara të investimit dhe planet e ardhshme, burimet e financimit, çështjet e financimit dhe sfidat e tjera me të cilat përballen bizneset.
  • Ai është projektuar të jetë përfaqësues nëpër sektorë të ndryshëm, madhësi firmash dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së, Ballkanin Perëndimor dhe SHBA.
  • Ai është projektuar për të ndërtuar një panel të dhënash të forta dhe të krahasueshme të firmave për të mundësuar analizën e trendeve të mjedisit të investimeve dhe biznesit me kalimin e kohës.
  • Ai do të përdoret për t’i informuar dialogët e politikave për drejtuesit dhe pengesat e investimeve dhe për të mbështetur krijimin e politikave më të mira, sesi të mbështetet biznesi si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë të BE-së.

Nëse dëshironi të shihni rezultatet e sondazhit të vitit të kaluar, ju lutemi shikoni: https://www.eib.org/en/publications/20250216-econ-eibis-2025-eu

Kush është i ftuar të marrë pjesë?

Personat/bizneset e panelit: Pjesëmarrësit që morën pjesë në valën e mëparshme të sondazhit në 2025 dhe ofruan lejen e tyre për t’u kontaktuar përsëri.

Respondentet e rinj: Bizneset me pesë punonjës ose më shumë, nga sektori i korporatave jo-financiare, në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Shtetet e Bashkuara, qe janë zgjedhur rastësisht. Brenda këtyre bizneseve, ne po ftojmë personin më të lartë ne hierarki që është në gjendje të flasë më mirë për investimet e kompanisë së tij ose të saj.

Bizneset e zgjedhura janë aktive në kategoritë ekonomike të listuara nën pikën C deri në K në NACE database.

Përgatitja për sondazhin

Për t’ju ndihmuar të zgjidhni personin e duhur në organizatën tuaj për të marrë pjesë dhe të përgatiteni për intervistën, ne kemi krijuar një fletë me pyetje para-intervistës. Pjesëmarrësit e tjerë na kanë thënë se është e dobishme të shohin këto pyetje paraprakisht.

Çfarë siguri mund të japim për sondazhin?

Dëshirojmë të sigurojmë ata që marrin pjesë në sondazh se:

  • Të gjitha intervistat do të kryhen brenda Kodit të Praktikës së Kërkimeve të Tregut të ESOMAR (Shoqata Botërore e Profesionistëve të Kërkimit). Kjo do të thotë se gjithçka që thoni do të trajtohet me besueshmëri dhe përgjigjet tuaja do të raportohen vetëm në nivel agregat së bashku me të gjitha organizatat e tjera që marrin pjesë.
  • Të dhënat e sondazhit tuaj do të lidhen me të dhëna të disponueshme publikisht të kompanive, që do të thotë çdo të dhënë ekzistuese nga bazat e të dhënave tregtare si Moody’s ORBIS, Dun&Bradstreet, apo të dhëna nga faqet e internetit si ato nga OECD, Eurostat, Komisioni Evropian apo faqja e internetit e kompanisë tuaj, por konfidencialiteti juaj do të ruhet në rezultatet e publikuara.
  • Ne do të dëshironim ende të flisnim me ju edhe nëse nuk keni pasur ndonjë probleme me aksesimin e financimit, për të na ndihmuar të sigurohemi se gjetjet tona janë përfaqësuese për të gjitha organizatat.
  • Gjetjet agregate dhe anonime nga sondazhi do të publikohen për të ndihmuar biznese si i juaji.

Nëse keni ndonjë dyshim ose dëshironi më shumë informacion rreth sondazhit, ju lutemi kontaktoni Alban Bilali në Ipsos shpk (alban.bilali@ipsos.com) ose Bankën Evropiane të Investimeve (eibis@eib.org).

      Privatësia | Cookie Policy | EIB | Ipsos © Ipsos 2026